Nuk ka plazhe publike. Privatët pushtojnë rërën e Durrësit

Postuar në 23 Qershor, 2012 06:35

 

Ne nje shtrirje prej 3 kilometrash nga Ura e Dajlanit deri ne afersi te vilave qeveritare ne Plepa, plazhi i Durresit ka vetem kater hapesira per plazhe publike. Bashkia e ka argumentuar kete vendim me faktin se Ndermarrja Komunale e Plazhit e ka te pamundur qe te menaxhoje siperfaqe me te medha, pasi kerkohen fonde shtese. Megjithate,vendet e plazheve publike qe kane qene vitet e kaluara, sot nuk ekzistojne me pasi jane zene nga plazhet private. Por akoma më shqetësuese është shtrirja e ndërtimeve deri në breg të detit. 

Ne baze te te dhenave qe jane deklaruar nga Drejtoria Rajonale Tatimore ne te gjithe vijen bregdetare te plazhit te madh në Durres gjenden rreth 170 plazhe private dhe vetem kater publike.

Keta te fundit eshte shume e veshtire t'i dallosh tashme,pasi jane zvogeluar ndjeshem. Edhe ata pak pushues qe vazhdojne te kerkojne plazhe dhe hapesira publike, kane perfunduar cepave ose ne fund te brezit te reres në pamundësi për të paguar çadrat dhe shezlonet e plazheve private.

Aleks Kalemasi     

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.