Nokia shkurton 10 mijë vende pune

Nokia ka në plan të shkurtojë 10 mijë vende pune brenda vitit 2013 e po ashtu do të mbyllë disa fabrika prodhuese, për të kursyer 3 miliardë euro. Zyrtarët e kompanisë finlandeze konfirmuan lajmin nëpërmjet një komunikate për shtyp, në të cilën konfirmohet shitja e divizionit të celularëve luksozë 'Vertu', te kompania suedeze 'EQT Partners'. Sipas zyrtarëve, do të mbyllen fabrika në Finlandë, Gjermani në Kanada. Muajin e kaluar, kompania celulare u rrëzua nga froni i prodhuesit të parë të celularëve në botë nga 'Samsung', për herë të parë pas 14 vjetësh. Në bursën e Helsinkit titulli i kompanisë ka rënë me të paktën 10 për qind.
Albanian Screen
Add new comment