Nis monitorimi i Shqipërisë me avion mbi parcelat e hashashit.

Postuar në 26 Maj, 2014 03:32

Policia e Shtetit, nis sot monitorimin e territorit me avionë gjurmues nga ajri, nё kuadёr tё masave tё ndёrmarra pёr parandalimin e goditjen e kultivimit tё bimëve narkotike.

Prej ditësh në aeroportin e Rinasit është pozicionuar skuadra e monitorimit e cila përbehet nga një avion gjurmues, dy pilotë si dhe ekspertët e përdorimit të paisjeve elektronike të kontrollit, flotë kjo e mundësuar nga shteti Italian dhe Guardia di Fiananza.

Për koordinimin e këtij operacioni ditën e sotme në ambjentet e Drejtorisë së Policisë është zhvilluar një takim me përfaqësues të palës italiane dhe asaj shqiptare.

Sipas Policisë së Shtetit veprimtaria pёr monitorimin e territorit do tё fillojё ditёn e hёnё, ku do tё nisё dhe monitorimi pёrmes avionit, proces i cili do tё pasohet nga veprimet nё terren tё forcave vendore tё policisё tё mbёshtetura nga forcat speciale, me qёllim asgjësimin e sipërfaqeve tё konstatuara.

Burime për A1 Report bëjnë me dije se në planet e fluturimit tashmë të fiksuara ndërmjet policisë shqiptare dhe përfaqëusesve italian, bën pjesë i gjithë territori, kryesisht zona e Lazaratit si dhe malësitë e zonës së Shkodrës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.