Ndotja shton sëmundjet e gjakut, dy mijë raste të reja në vit

Postuar në 08 Qershor, 2012 14:26

Ndotja rrit frikshëm sëmundjet e gjakut në Shqipëri. Me 2000 raste të reja në vit të këtyre sëmundjeve, leuçemia është më e përhapura. Shefi i Shërbimit të Hematologjisë, Pal Xhumari thotë se shkak i rritjes galopante është kryesisht ndotja e mjedisit, ndërsa kjo sëmundje tani po prek çdo grupmoshë.

"Presim rreth 2 mijë të sëmurë në vit, që janë të sëmurë jo vetëm me kancer të gjakut po dhe sëmundje të tjera të përgjithshme dhe që incidenca e sëmundjeve tona është një incidencë që varion nga sëmundja në sëmundje. Ka një shikim që janë në rritje si sëmundje  malinje, janë në rritje, e cila vjen si rezultat i problemeve ndoshta ambientale ndoshta dhe faktor të tjerë riskant që janë problematikë në të gjithë botën", tha Pal Xhumari, Shef i Hematologjisë, QSUT

Në konferencën vjetore mbi sëmundjet e gjakut, edhe Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, pranoi se situata është alarmante, pasi në Pavijonin e Hematologjisë pothuajse të gjithë shtretërit po shfrytëzohen. 

"Shifrat e raportuara në mbi 98 përqind të shfrytëzimit të shtratit janë një shifër e cila flet vetë dhe besoj se do të ishte e pamundur të krahasohej me një shërbim të ngjashëm në rajon", u shpreh Petrit Vasili, Ministër i Shëndetësisë.

Sëmundjet më problematike të gjakut në Shqipëri janë leuçemia, talasemia dhe forma të tjera të anemive. Një pjesë e shkaktarëve të tyre dhe metodat e kurimit vazhdojnë të jenë nën studim nga shkencëtarët e OBSH. Shumë prej tyre - thonë specialistët - nuk kanë vetëm një shkatar gjenetik, por gjithnjë e më shumë po llogariten dhe faktorët ambjentalë.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.