Misioni dhe detyrat që ka dhe kryen Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka mision parandalimin dhe hetimin e aktiviteteve të paligjshme të punonjësve të policisë. Misioni është: ”T’i garantojë komunitetit një shërbim policor të përgjegjshëm dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standartet e kërkuara”.
Shtyllat e SHKB-së janë: Parandalimi, zbulimi, dokumentimi dhe hetimi paraprak i veprave penale të kryer nga punonjësit e policisë së shtetit, pavarësisht nga funksioni dhe grada; Inspektimi i punës së të gjitha strukturave të policisë dhe kryerja e testit të integritetit për punonjësit e Policisë së Shtetit, për verifikimin e etikës dhe integritetin e një punonjësi të Policisë së Shtetit.
Add new comment