Miratohen pas debatesh ndryshimet në arsimin parauniversitar

Postuar në 19 Qershor, 2012 05:20

 

Ligji aq shumë i debatuar i arsimit parauniversitar ka marr më në fund "ok" e komisionit të medias, për tu paraqitur kështu në seancë. Prej disa muajsh, palët kanë diskutuar ndryshimet drastike të ligjit, që kanë të bëjnë kryesisht me mënyrën e financimit, sistemin e shkollës etj.  Opozita prej herës ka shprehur kundërshtime, kjo për faktin se drafti ka shumë probleme, që kanë të bëjnë me decentralizimin dhe autonominë dhe nuk shmang emërimet politike në arsim.  Një nen tjetër i debatuar ka qenë edhe ai i laicizmit të institucioneve shkollore. Në mbledhjen e sotme të komisionit të medias u ra dakord që shkollat fetare të hapen vetëm me propozim të bashkësive fetare që i njeh Kushtetuta, pra katër feve zyrtare.  Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.