Merkel i kërkon opozitës: Mbështesni paktin buxhetor evropian

Kancelarja gjermane, Angela Merkeli i kërkoi sot opozitës parlamentare të mbështesë fondin e ardhshëm të përhershëm në mbështetje të zonës euro (MES) dhe paktin buxhetor evropian duke konfirmuar se situata në zonën euro është aktualisht shumë e brishtë.
Në një fjalim në Berlin para zyrtarëve të partisë së saj, CDU, Merkel përshëndeti ''po'' e irlandezëve në referendumin për paktin buxhetor evropian.
"Tashmë është e mundur që ne të arrijmë të njëjtën gjë në Gjermani para pushimeve të verës'', theksoi kancelarja duke iu referuar ratifikimit të paktit nga parlamenti gjerman.
Në Bundestag, qeveria ka nevojë për një maxhorancë të përbërë nga dy të treta për të muandësuar miratimin e tekstit, një orag që kërkon mbështetjen e partisë social-demokrate (SPD).
"Do të ishte e rëndësishme që ne ta arrinim këtë sepse situata në zonën euro është aktualisht shumë e brishtë'', nënvizoi Merkel duke përmendur veçanërisht bankat spanjolle
Ballkanweb.com
Add new comment