Librazhd, në kërkim 18 vjeçari goditi mësuesin se e ngeli në letërsi

Postuar në 02 Qershor, 2014 03:14

Një 18 vjeçar nga Librazhdi është shpallur në kërkim nga policia pasi ka goditur mësuesin e tij, sepse e kishte ngelur në lëndën e letërsisë.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme të qytetit të Librazhdit ku Olger Balliu nga komuna Orenjë e këtij qyteti ka goditur mësuesin e tij Lutfi Boboçi 57 vjeç nga Elbasani me të mësuar që ky i fundit e kishte ngelur të riun në lëndën e letërsisë.

18 vjeçari është larguar ndërsa është shpallur në kërkim nga policia, ku po vijojnë edhe kërkimet për kapjen e tij. Materialet proceduriale i kanë kaluar prokurorisë për procedime të mëtejshme penale ndaj të riut. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.