Librazhd, arrestohet 41-vjeçari Ilir Alliu u konfliktua me policinë.

Postuar në 30 Maj, 2014 15:12

Policia ka arrestuar Ilir Alliun, ish-futbollisti i Tiranës dhe ish-shefi i ekipit të Sopotit. 41-vjeçari Alliu pasi është konfliktuar me një punonjës policie. Ilir Alliu është konfliktuar me efektivin Shaban Belba, shkaqet janë të paqarta.
 
Në momentin e arrestimit ish-futbollisti ka bërë rezistencë ndaj policisë duke fyer dhe dhunuar grupin e shoqërimit.
 
Ilir Alliu do përballet me akuzën e kundërshtimit dhe goditje të efektivëve të policisë në krye të detyrës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.