Lezhë, makina përplaset me murin rrethues, humb jetën një 22-vjeçar.

Postuar në 06 Qershor, 2014 03:58

Një aksident me pasojë vdekjen e një 22-vjeçari ka ndodhur në Lezhë. Fred Kaçorri, drejtuesi i automjetit tip “Fiat Punto”, ka gjetur vdekjen pasi makina është përplasur me murin rrethues të një lokali në Portin e Shëngjinit.
 
Nga hetimet e para shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia, ndërsa 22-vjeçari humbi kontrollin.
 
Policia ka mbërritur në vendin ku ndodhi aksidenti ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që shkaktuan vdekjen e të riut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.