Lezhë, grabitet dhe dhunohet 70-vjeçarja,arrestohen 2 persona.

Postuar në 27 Maj, 2014 11:41

Tre persona të maskuar kanë hyrë gjatë natës në banesën e një 70-vjeçareje për ta grabitur. Ngjarja ka ndodhur fshatin Torovicë të Lezhës. Pasi 70-vjeçarja P.D ka vënë re se hajdutët kishin hyrë në shtëpi është ndaluar nga ata dhe është lidhur.

Tre personat e maskuar të cilët kanë hyrë në banesë i kanë grabitur 70-vjeçares bizhuteritë dhe sende të tjera me vlerë.

Pasi familjarë të tjerë kanë gjetur 70-vjeçaren të lidhur kanë njoftuar policinë, e cila nisi hetimet për identifikimin e autorëve. Mësohet se e moshuara P.D ka mbetur e dëmtuar në disa pjesë të trupit.

Policia pas 5 orësh ka arrestuar 2 prej grabitësve të dyshuar ndërsa një tjetër e ka shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë Tomi Ujka 31 vjeç, Esidor Marku, 22 vjeç

Ndërkohë mësohet se policia ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tretë Kristjan Suti
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.