Laç, kreu i PD merr pjesë në pelegrinazh, tek kisha e Shna Ndout.

Postuar në 13 Qershor, 2014 03:39

Kreu i partisë demokratike Lulzim Basha, merr pjesë në pelegrinazhin e mbajtur te Kisha e Shna Ndout në qytetin e Laçit. Basha se bashku me deputetet Aldo Bumçi dhe Mhill Fufi, janë ngjitur duke përshkuar në këmbë kodrën ku ndodhet kisha.

Gjatë pelegrinazhit Lulzim Basha u shpreh: Ky është një vend që ka bërë mrekulli të mëdha, dhe kjo nuk është hera e parë që unë vij këtu, pasi kam qënë dhe herë të tjera.

Gjithashtu kreu i partisë demokratike të Shqipërisë shtoi: Ju uroj të gjithë shqiptareve festen e Shna Ndout, me shume paqe e harmoni midis njëri-tjetrit.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.