Kurbin, arrestohet i dënuari me 17 vjet burg për prostitucion.

Postuar në 29 Maj, 2014 06:43

Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Kurbinit, kanë identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin dhe shfrytëzimin e femrave për prostitucion. 

Artan Hutbi, rezultonte i dënuar me 17 vite burg nga drejtësia Italiane, ndërsa vijonte të lëvizte i lirë. Hutbi, është arrestuar nga policia në zonën e Fushë-Kuqes, ndërsa gjatë arrestimit mësohet se nuk ka bërë rezistencë.

I kërkuari ndërkombëtar është izoluar në ambjentet e Komisariatit në Laç, ndërsa Iu janë kërkuar autoriteve italiane dosja e plotë me akuzat dhe vendimin e dënimit me 17 vite burg për Hutbin. 

Burimet nuk saktësuan nëse Hutbi do të ekstradohet në Itali apo do i njihet dhe do shlyej dënimin në burgjet në Shqipëri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.