Kukës, nuk paguajnë faturat, ujësjellësi ndërpret furnizimin

Postuar në 19 Qershor, 2012 05:16

Vetëm 13 përqind e konsumatorëve paguajnë ujin e pijshëm në qytetin e Kukësit. Nisur nga këto shifra, ndikuar nga rrjeti i amortizuar tashmë banorët furnizohen vetëm 2 orë në ditë. Kjo situatë ka përkeqësuar gjëndjen financiare të ndërmarrjes së ujësjellës- kanalizimeve, e cila i ka parashtruar Këshillit Mbikqyrës kërkesën për ndërprerje masive të ujit për të gjithë konsumatorët që nuk e paguajnë atë.
Sipas punonjësve të kësaj ndërrrmarje, mos arkëtimi i të ardhurave vë në pikpyetjen dhe shpërndarjen e rrogave të tyre.

Ndërmarja e Ujësjellës Kanalizimeve në Kukës furnizon me ujë qytetin dhe 14 fshatrat rreth tij. Veç konsumatorëve familjar, fdetyrimet nuk shlyhen edhe nga konsumatorët privat, kryesisht baret e lokalet.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.