Krujë, policia asgjëson 500 rrënjë kanabis ishte mbjellë në 3 parcela.

Postuar në 10 Qershor, 2014 15:11

500 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Durrësit mesditën e sotme në një fshat malor të komunës Cudhinë në malësinë e Krujës.

Sasia e bimës narkotike ishte mbjellë në tre parcela në tokë shtetërore në një zonë me pyje të dendura mes Matit Krujës dhe Kurbinit.

Terreni i thyer dhe malor ishte i përshtatshëm për të kamufluar lëndën narkotike, ndërkohe që nuk ka ende asnjë të ndaluar lidhur me këtë rast.

Ndërkohë forcat e policisë kanë evidentuar edhe 6 parcela të tjera më bimë të sapombjella me kanabis.

Blutë e Krujës kanë asgjësuar me zjarr lëndën narkotike, ndërsa kanë hartuar edhe një listë me persona të dyshuar ne autorë të mbjelljes së drogës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.