Korçë, rritet numri i fëmijëve që lypin në rrugë

Rreth 50 fëmijë në Korçë fillojnë të lypin që në moshën 3-vjeçare. Të shtyrë nga prindërit e tyre per shkak të varfërisë ata i ndesh në rrugët kryesore të këtij qyteti. Një tjetër problem për strukturat vendore të këtij qyteti është dhe nxjerrja me detyrim të fëmijëve nga ana e prindërve.
Pikërisht, këshillimi dhe paditja e rasteve flagrante kur prindërit dërgojnë të vegjëlit të lypin është intensifikuar nga ana e sektorit për të miturit dhe dhunën në drejtorinë e policisë së Korçës.
Shefi i këtij sketori, Qemal Cani, shprehet se po evidentohen të gjitha rastet kur këta fëmijë detyrohen të dalin në rrugë.
Albanian Screen
Add new comment