Konventa, detyrim ushqimor ndaj fëmijëve deri në 25 vjeç

Postuar në 23 Maj, 2012 02:21

Projektligji për detyrimin ushqimor ndaj fëmijëve disktuohet sot në komisionet kuvendore. Ky projektligji parashikon miratimin e konventës së Hagës së vitit 2007, për kujdesin ndaj fëmijëve. 

Konventa parashikon të drejtën për të përcaktuar, njohur dhe zbatuar detyrimet për mbështetjen financiare, që lindin nga një marrëdhënie martesore në të njëjtën masë me detyrimet që lidhen me mbështetjen e fëmijës.

Një risi është se tashmë detyrimi ushqimor ndaj fëmijëve nuk do të jetë më deri në 18 vjeç, por deri në 25 vjeç me kusht që fëmija të vazhdojë shkollën e lartë apo të mesme.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.