Konkursi për Shkollën e Policisë 1 mijë aplikantë në shkollë.

Postuar në 08 Qershor, 2014 11:37

etëm 2 ditë më parë, Policia e Shtetit ka bërë publike edhe emrat e 1000 aplikantëve të cilët ishin shpallur fitues në konkursin për t’u bërë pjesë e kursit për Patrullë të Përgjithshme. Në fillim të këtij viti, Ministria e Brendshme hapi një konkurs të ri, për të rekrutuar të rinj, të cilët kishin dëshirë të bëheshin pjesë e uniformave blu.

Konkursi u hap me qëllim ristrukturimin e strukturave dhe faktit se, gjatë rekrutimeve të mëparshme ishin bërë shkelje nga ana e komisioneve që përzgjidhnin konkurrentët.

Një tjetër fakt ishte edhe përfshirja e sa më shumë femrave në polici e për këtë qëllim, nga 1 mijë të pranuarit në shkollë, 500 janë femra. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.