Komisioni, bëhen publike faktet për trafikun e drogës me avion.

Postuar në 31 Maj, 2014 04:50

Fakte të reja të pa publikuara asnjëherë më parë priten të dalin sot në dritë nga komisioni hetimor për drogën, i cili do të mblidhet në orën 11:00. Një gjë të tillë e ka paralajmëruar kryetarja e këtij komisioni Ermonela Felaj gjatë ditës së djeshme, por edhe kryeministri Edi Rama nga foltorja e Parlamentit.
 
Televizioni A1Report publikoi dje një dëshmi të një ish-oficeri, i cili ka dëshmuar se si realizohej trafiku i drogës nëpërmjet aeroportit të Gjadrit, në kohën kur ministër i Mbrojtjes ishte Arben Imami dhe ministër i Brendshëm ishte Flamur Noka. Oficeri ka treguar se ai vetë ka qenë dëshmitar në periudhën nga Tetori 2012 në Mars 2013 kur disa avionë janë ulur në aeroportin ushtarak të Gjadrit për të ngarkuar drogë. Në Mars, oficeri transferohet nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami në një bazë tjetër dhe në këtë rast nuk ka mundur të dëshmojë nëse trafiku është bërë dhe më pas. Kjo dëshmi dhe shumë fakte të tjera pritet të publikohen gjatë ditës së sotme në komisionin e posaçëm hetimor për trafikun e drogës.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.