Kinë, aborti i detyruar trondit vendin

Fotot e një fetusi që nëna e tij u detyrua të abortonte kur ishte shtatë muajshe shtatzanë kanë tronditur mbarë Kinën.
Feng Jiamei, nga krahina e Shaanxit, u detyrua t’i nënshtrohej procedurës së heqjes së fëmijës në tremujorin e fundit të shtatzanisë.
Një fëmijë shtatë muajsh mund të jetojë nëse i ofrohet ndihmë e specializuar mjekësore dhe sipas nënës, fëmija ishte i gjallë kur u krye aborti, por u la të vdiste.
Ajo nuk mund të kishte një fëmijë të dytë pasi nuk ishte në gjendje të paguante për të. Në Kinë, vetëm një fëmijë është i lejuar me ligj ose dy, nëse paguhet një taksë e rëndë. Një fëmijë i tretë, përjashto lindjet e binjakëve, trinjakëve apo më shumë fëmijëve ndalohet kategorikisht.
Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, politika shtetërore për frenimin e rritjes demografie bie ndesh me parimet më humane, ndërsa shumë gra janë detyruar të kryejnë dështime kundër dëshirës.
”Historia e Feng Jiameit tregon se si politika e lejimit të vetëm një fëmije vazhdon të sanksionojë dhunën ndaj grave në çdo ditë të jetës së tyre”, deklaroi Chai Ling, një aktivist kinez me banim në SHBA.
Sipas dëshmisë së bashkëshortit të Feng, ata ndodheshin në shtëpi kur një trupë policore ia behu në derë, mori me forcë gruan dhe e dërgoi në një spital, ku i hoqën fëmijën kundër vullnetit, pavarësisht se periudha për një abort të ligjshëm, gjithashtu të parrezikshëm për shëndetin, kishte kaluar.
Fotot amatore të marra gjatë ndërhyrjes u publikuan në disa rrjete sociale, ndërsa imazhi i fetusit të plotë të lënë të vdiste ishte një prej më tronditësve ndonjëherë.
Në bazë të ligjit shqiptar, i adoptuar në shumicën e vendeve perëndimore, një nënë mund të kryejë abord deri në përfundim të muajit të tretë të shtatzanisë, periudha kur siç është vendosur me kartën e Helsinkit të vitit 1975, embrioni kalon në fetus dhe nis të konsiderohet një qënie njerëzore.
top-channel.tv
Comments
Pavaresisht te drejtave
<p>Pavaresisht te drejtave universale te njeriut ne Kine mbizoteron "kodi ushtarak i abortit" jo per arsye antihumane por sepse ai vend nuk ka asnje alternative qe te frenoje nje katastrofe njerezore e cila mund te sjelle pas 30 vjetesh luften e trete boterore per arsye te peligjurate te zgjerimit te "hapesires jetike"! Kam bindjen qe vete propaganda shteterore i paraqet keto pamje per tefrikesuar qytetaret e saj qe te jene me te kujdesshem me perdorimin e metodave kontraceptive. Cfare mund te beje shteti kinez???? Te lejoje nje shperthim demografik??? A e kuptoni se cdo te thote nje shperthim e neserm demografik te 1.4 miliarde njerezve te sotem??? Me cdo ushqehen??? Kina eshte nje sistem perfekt kontekstual qe i pershtatet kushteve ku ndodhet??? Dhe kjo ne te mire te humanitetit te te gjithe planetit! Ne do te fantazonit pak do te kuptonit se cdo ti ndodhte planetit ne 2060 kur dy miliarde kineze do te sulmonin te gjithe kontinentet thjesht per te pasur te drejte te ushqehen! Kina nuk ka faj! Eshte nje shtet qe kurre ska pushtuar asnje shtet ne te akten 3000 vjet te dokumentuara! Antinjerezorja, te drejtat e njeriut nuk jane absolute sepse kushte specifike i detyrojne te ripermasohen. Ne USA apo Gjermani apo France, madje dhe ne Suedi, nese do te ishin ne gjendje lufte shume te drejta te sotme universale do te ripermasoheshin ne kuader te ligjit te luftes. Kina eshte ne lufte me shperthimin demografik dhe ndaj eshte detyruar te ripermasoje te drejtat e njeriut! Mirekuptoheni se ne fund te fundit eshte ne favor te vete njerezimit</p>
Add new comment