Itali, tenton vetëvrasjen Shqiptarja, pak muaj me parë vrau 3 vajzat e saj.

Postuar në 12 Qershor, 2014 01:16

 Edlira Dobrushi, 37-vjeçarja nga Shqipëria, ka tentuar të mbysë veten në qelinë ku dhe vuante dënimin. Shtetasja shqiptare u shpëtua nga roja i sigurisë së burgut pasi kishte vënë re diçka të çuditshme në qelinë e saj.

Menjëherë e burgosura u shoqërua nga policia, e cila e dërgoi për në spitalin e Comos edhe pse ka qënë në gjendje të mirë shëndetësore kur ka mbërritur aty.

Edlira Dobrushi po vuan dënimin në qelinë e burgut Bassone, në Como të Italisë, pasi në datën 9 mars, vrau në mënyrë makabre me thikë tre vajzat e saj të moshës, 3, 10 dhe 13-vjeç.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.