Itali, studentët në protestë

Postuar në 26 Maj, 2012 14:36

 

Duan të tregojnë se nuk kanë frikë. Studentët e shkollës “Morvilo Falcone”, në Brindizi të Italisë, një javë pas atentatit që i mori jetën një nxënëse, kanë organizuar për të shtunën një manifestim kombëtar kundër dhunës dhe pro-legalitetit. 

Bashkë me ta do të jenë qindra studentë të ardhur nga shkolla të tjera të Brindizit dhe qytete të tjera të Italiasë, që në këto orë po organizojnë autobusët, me qëllim që të jenë në shesh të gjithë së bashku. 

Manifestimi do të zhvillohet do të nisë në orën 14 dhe të rinjtë do të ndalen përpara gjykatës, për të kërkuar drejtësi për vrasjen e shoqes së tyre 16-vjeçare dhe plagosjen e pesë të tjerave. 

Në mbështetje të tyre kanë dalë shoqata të shumta civile, ndërkohë që apeli për manifestimin mori dhenë përmes njoftimeve në internet, kryesisht në rrjetet sociale. 

Mediat italiane njoftojnë se orë pas ore po shtohen miratimet e studentëve, qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve, të cilët së bashku do të mblidhen në shesh për të kërkuar të vërtetën për ngjarjen e një jave me parë

Më herët gjatë javës autoritetet italiane njoftuan se hetimet mbi shpërthimin ndodhen në rrugë pa krye, ndonëse nuk kanë ngurruar ta cilësojnë atë si një akt terrorist

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.