Itali, bëri 41 vjedhje, dënohet hajduti shqiptar i 3 shteteve në BE.

Jo pak, por 41 vjedhje të bëra që nga viti 2012. Hajduti është një shqiptar i cili është dënuar me 18 muaj burg në Itali, pasi është një ndër kleptomanët më të mëdhej. Por jo vetëm në Zvicër, shqiptari 36-vjeçar ishte dënuar më parë për vjedhje edhe në Itali dhe Gjermani. Dënimi në shtetin fqinj është dhënë një ditë më parë dhe mësohet se ndaj tij janë provuar të 41 rastet e grabitjeve. Herën e fundit ai ishte dënuar në Itali, ku kishte kryer disa vjedhje.
Shqiptari i cili kishte treguar edhe për disa prej vjedhjeve të bëra është njohur fajtor nga gjykatësi Mauro Ermani për 41 vjedhje, duke e dënuar edhe me 18 muaj burg. Siç bëhet e ditur, 36-vjeçari emigrant nga Shqipëria e kishte nisur rrugën e krimeve të tij që në vitin 2008, pikërisht në Mendrisiotto të Tiçions duke kryer vjedhje të ndryshme. Por rruga e tij nuk kishte qenë shumë e qetë, pasi ishte dënuar edhe në Itali dhe Gjermani, vende ku kishte kryer vjedhje të ndryshme.
Por në Kantonin e Tiçinos, ai kishte kryer disa grabitje të ndryshme të bëra në zonat e Pedrinate, Coldrerio e Novazzano, para se të spostohej më pas në kantonin e Sciaffusa. E është pikërisht në këtë kanton që është vënë në pranga në vitin 2013. Sendet e vjedhura nga 36-vjeçari shqiptar mësohet se shkonin në një vlerë prej më shumë se 70 mijë frangash zviceriane.
Sendet e vjedhura ishin të llojeve të ndryshme si: bizhuteri, ora, para kesh, telefona celularë, çanta, 6 shishe shampanje, verë, një thes me lëkura, thika tavolive, abonime televizive, pulla postare, një tapet, një krim, krem solar, një pasrroje dhe një parfum. Pas këtij inventari gjyqtari Ermani ka vendosur dënimin e tij me 18 muaj burg, që do i vuajë në Lugano dhe më pas do të sillet në Shqipëri.
Add new comment