Ish-të përndjekurit bllokojnë derën e institutit të tyre,i quajti ish-SHIK-sa

Greva e ish-të përndjekurve politikë ndodhet sot në ditën e 6 të saj ku 14 prej tyre ndodhën në çadrën e urisë ndërsa 3 të tjerë ende në spital për trajtim mjekësor.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm grevistët kanë bllokuar derën e Institutit të ish-të përndjekurve për shkak se drejtori juridik i këtij instituti Orkid Spahiu ka etiketuar sipas tyre në media disa prej tyre si bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të shtetit.
Ndërkaq gjendja e tyre shëndetësore vjen duke u rënduar, ndërsa vetë ata kanë përsëritur disa herë se nuk do të tërhiqen nga greva deri në realizimin e kërkesës së tyre, marrjen e dëmshpërblimeve brenda dy viteve të qeverisjes. Pranë tendës së grevës, qëndron një autoambulancë për rastet e përkeqësimit të shëndetit të grevistëve.
Add new comment