Ish-kreu i pronave Vatnikaj letër të hapur Nishanit për rikthim në punë.

Tunxh Vatnikaj, ish-kreu i AKKP i proceduar penalisht nga prokuroria e Tiranës për abuzimet me pronat në “Plazhin e Gjeneralit” në Kavajë, ka bërë kërkesë në KLD për rikthim në punën e mëparshme të gjyqtarit.
Me anën e një letre të hapur, Vatnikaj i drejtohet Presidentit të Republikës Bujar Nishani, ku kërkon se pse nuk është marrë në shqyrtim nga KLD kërkesa e tij për rikthim në punë si gjyqtar. Sipas Tunxh Vatnikaj në mbledhjen e datës 28.05.2008 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë bazuar në Ligjin Nr.9877 date 18.02.2008 “Per Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” me Vendimin Nr.230 datë 28.05.2008 të K.L.D-së në pikën 2 të këtij vendimi shqyrtoi kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, në lidhje, me shërbimin pranë strukturave të Ministrisë së Drejtësisë të gjyqtarit Tunxh Vatnikaj si dhe, ruajtjes për këtë Gjyqtar të Statusit të Gjyqtarit, duke marrë parasysh edhe pëlqimin e dhënë nga z.Vatnikaj në përfundim vendosi ta pranojë kërkesën.
Ky është teksti i plotë i vendimit të sipërcituar, i cili detyron Kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe vetë K.L.D që të shqyrtojë kërkesën konform ligjit gjë që deri më sot nuk është bërë.
"Pas këtij vendimi jam emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, detyrë të cilën e kam ushtruar deri më datën 21.01.2009. Në muajin tetor të vitit 2008 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë kishte regjistruar procedimin penal ku në këtë procedim isha në cilësin e personit ndaj të cilit kryeshin hetime për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Pas lirimit nga detyra u vendosa në pamundësi ligjore për tu kthyer në funksionin e Gjyqtarit për shkak të çështjes penale të sipërcituar. Procedimi penal ndoqi rrugën gjyqësore dhe përfundimisht Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin Nr.1280 date 13.02.2013 vendosi të lejë në fuqi vendimin e pafajësisë së dhënë nga Gjykata e Shkallës së Pa rë. Siç e theksova dhe më lart të nesërmen e shpalljes së Vendimit të Apelit i kam drejtuar kërkesë KLD-së duke ju drejtuar drejtpërdrejtë Kryetarit të KLD-së, kërkesë e cila është përsëritur disa herë dhe nga ajo ditë nuk është marrë në shqyrtim. Nuk arrij të kuptoj cilat janë arsyet që pengojnë marrjen në shqyrtim të kësaj kerkese, sepse përsa i përket anës ligjore nuk ka snjë pengesë. Në rast se ka shkaqe subjektive jam i gatshëm ti përgjigjem gjithkujt për çdo paqartësi apo prekje interesash gjatë ushtrimit të detyrës time. Zoti Nishani ju kujtoj se rasti im është rasti i vetëm në Republikë ku jam anëtar i Konferencës Gjyqësore si dhe gëzoj statusin e Gjygjtarit konform vendimit Nr.230 date 28.052008 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dhe sipas këtij vendimi rasti im nuk kërkon gjë tjetër veçse dhënien e një ripëlqimi formal nga KLDja gjë të cilën po e pengoni prej një viti e gjysëm. Ju bëj me dije se: nuk do ti drejtohem asnjë instance gjygjësore pasi keni detyrimin ligjor të më jepni një vendim qoftë dhe shkarkimin tim në rast se e gjeni të mbështetur në ligj dhe ndaj këtij vendimi unë mund të ankohem në Gjykatën e Lartë, e theksova këtë se ka dhe kolegë të mi të cilët kanë filluar gjykime nga shkalla e parë por nuk do Ju a jap atë kenaqësi pasi rasti im Ju detyron të më paisni me vendim konform Ligjit dhe Kushtetutës."
Add new comment