Irani do ndërtojë një tjetër central bërthamor

Postuar në 28 Maj, 2012 04:49

Irani do të nisë punën për ndërtimin e centralit të dytë nuklear. Sipas kreut të Organizatës së Energjisë Atomike të vendit, Fereydoun Abbassi Davani, puna prë ndërtimin e një impianti 1 mijë megavat do të nisë vitin që vjen e do të përfundojë marsin e 2014-ës.

Ai tha se centrali do të ndërtohet në një objekt ekzistues bërthamor në qytetin Jugor të Bushehrit, i cili zyrtarisht u hap shtatorin e vitit të shkuar. Ndërtimi në centralin e parë nuklear në vend nisi në vitin 1978, por përkohësisht puna në të u ndal si pasojë e Revolucionit Islamik. 

Lajmi, në të njëjtën ditë me hapjen e sesionit parlamentar në vend, vjen teksa fuqitë botërore dhe Teherani u takuan në Bagdad për të diskutuar mbi të programin bërthamor të vendit. Ka shqetësime se Irani po kërkon të zhvillojë armë të shkatërrimit në masë. 

Një tjetër raund bisedimesh do të mbahet në Moskë, muajin që vjen. Një raport i fundit i IAEA thotë se imazhet satelitore tregonin aktivitet të zgjeruar, çka rrit dyshimet për eksperimentet me armë atomike. 

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.