Importi i plehrave, akuza KQZ-së për referendumin

Postuar në 14 Qershor, 2012 10:36

Aleanca kundër importit të plehërave ka dënuar shkeljen e afateve kushtetuese nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zhvillimin e një referendumi kombëtar mbi importin e mbetjeve në vendin tonë. Në një protestë të zhvilluar përballë KQZ-së, aktivistët e kësaj aleance i bënë thirrje këtij institucioni që të mos bëhet pengesë e vullnetit popullor. Sipas Aleancës, më shumë se 90 ditë më parë, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë dorëzuar 62 mijë firma  qytetarësh, të cilët kërkojnë të mbahet referendum mbi këtë cështje. Aleanca thotë se ndërkohë që ky afat kushtetues ka kaluar, ende komisioni nuk ka marrë një vendim.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.