I shpallur në kërkim kombëtar, ekstradohet në Shqipëri 47 vjeçari.

Postuar në 12 Qershor, 2014 10:32

Ditën e sotme është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri, i shpalluri në kërkim kombëtar, Romeo Gjini. 47 vjeçari me origjinë nga qyteti i Fierit, është dënuar me 8 vjet burg për kryerjen e veprës penale të “Favorizim prostitucioni”. Interpol Tiranë bën të ditur se i shpalluri në kërkim, në periudhën 1994-1997, nën ushtrimin e dhunës fizike ka detyruar njё femër të prostituojë në Milano të Italisë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Nё aeroportin “Nёnё Tereza” nё Rinas, Gjini iu dorёzua pёrfaqёsuesve tё Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Burgjeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.