Huliganët maqedonas rrahin britalisht dy të rinj shqiptarë.

Postuar në 11 Qershor, 2014 03:57

Shqiptarët në Shkup të Maqedonisë kanë rënë sërish pre e dhunës së huliganëve maqedonas. Në lagjen Gjorçe Petrov, aty ku edhe huliganët maqedonas shkatërruan javë më parë çdo biznes shqiptar për vrasjen e të një të riu maqedonas, gjatë orëve të natës dy të rinj shqiptarë kanë rënë pre e dhunës. Ata janë rrahur brutalisht, ndërsa janë dërguar në spital pas plagëve të shumta. Prindërit e tyre thonë se kjo që po ndodh vazhdimitsht, dhuna ndaj shqiptarëve, duket se është një aparteid politik kundrejt shqiptarëve në Maqedoni.
"Është e tmerrshme nuk mund të flas, djalin tim e kanë rrahur brutalisht me çfarë kanë mundur duke e gjakosur pas goditjeve të shumta që ka marrë edhe me gurë”, thotë një nga prindërit e të rinjve shqiptarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.