Hollande takon Obamën në Washington: Tërheqje trupash nga Afganistani

Postuar në 19 Maj, 2012 05:54

Presidenti i Francës Fransua Hollande konfirmoi përpara shefit të Shtëpisë së Bardhë Barak Obama synimin për të tërhequr para kohë trupat nga Afganistani. Gjatë takimit të të dy lidërve në hapje të samitit të G8-ës u diskutua për Afganistanin, krizën e Eurozonës, për Sirinë dhe çështje të tjera ndërkombëtare. Presidenti Hollande i kujtoi Presidentit Obama zotimin që ai kishte marrë ndaj popullit francez dhe se mbështetja e Francës për Afganistanin do të vazhdojë në një formë tjetër. 

"Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Afganistanin në një mënyrë tjetër, mbështetja jonë do të ketë tjetër formë dhe gjithçka ne do ta bëjmë në mirëkuptim me aleatët tanë në Forcën Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë dhe kështu ne do të vazhdojmë t’u përmbahemi zotimeve tona ndaj atij vendi, duke i ofruar furnizime dhe mbështetje, siç thashë në një mënyrë tjetër”,- theksoi Hollande. 

Në deklaratën e tij, Presidenti Obama tha se ai dhe zoti Hollende ranë dakord se ndërkohë që aleanca e NATO-s po i jep fund fazës së luftimeve, është me rëndësi që të vazhdojë angazhimi për sigurinë dhe zhvillimin në Afganistan. Obama tha se pjesa më e madhe e diskutimit të tyre u përqendrua në situatën e Eurozonës dhe shtoi se ajo është me rëndësi të jashtëzakonshme për popujt e Evropës dhe për ekonominë botërore.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.