Grevë e hotelierëve, protestë në Akropol

Postuar në 27 Maj, 2012 04:00

Në prag të zgjedhjeve të reja, ndërsa sezoni turistik sapo ka filluar, punonjësit e hoteleve organizuan një grevë 24-orëshe për të protestuar kundër reformave në tregun e punës. Protestuesit marshuan përmes rrugës turistike që të çon deri në zonën arkeologjike të Akropolit duke lënë pas turistët ende të përgjumur e që kësaj here duhet të çanin përmes mijëra demonstruesve për të parë monumentet antike. 

Punonjësit e hoteleve kundërshtojnë miratimin e legjislacionit që ndryshon marrëveshjet kolektive të pagave duke lejuar uljen e pagës minimale nga ana e punëdhënësve, si dhe shkurtime pagash dhe ulje të punës në sektorin e shërbimeve siç ka ndodhur që nga viti 2010. Reduktimi i pagës minimale u prezantua nga qeveria si mënyrë që ta bëjë ekonominë më konkurruese. 

Sindikatat thanë se kjo masë i vendos punëtorët në mëshirën e punëdhënësve. Paqëndrueshmëria politike e mungesa e kohezionit social që pritet të reflektohet dhe në zgjedhjet e 16 qershorit, kanë ngritur shqetësime mbi nëse Greqia do të ketë një të ardhme në eurozonë nëqoftëse nuk mund të vazhdojë zbatimin e reformave ekonomike. 

Shumica e publikut dëshiron të qëndrojë në eurozonë, por nuk bie dakort me masat shtrënguese të cilat kanë rritur papunësinë, ulur standardet e jetesës dhe thelluar recesionin, duke shkaktuar mbylljen e mijëra bizneseve.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.