Greqia e krizës, Athina qytet më i shtrenjtë se Berlini

Postuar në 13 Qershor, 2012 06:04

Athina është një qytet shumë i shtrenjtë për të jetuar, madje edhe më i shtrenjtë se Berlini. 

Në listën vjetore të publikuar nga ana e kompanisë Mercer, Athina ndodhet në pozicionin e 78, ndërsa Berlini në të 106. 

Në vendin e parë në listë, është Tokio, ku mesatarja e një kafeje arrin në 6.48 euro, 5 euro kushton një gazetë dhe 2.5 euro një shishe me qumësht. 

Akoma më e habitshme, është që Luanda, një qytet në Angola, ku më shumë se gjysma e popullsisë jetojnë nën kufirin e varfërisë, renditet në qytetin e dytë më të shtrenjtë në planet.  

Në vendin e tretë është një tjetër qytet japonez, Osaka, që pasohet nga Moska dhe Gjeneva. 

Për llogaritjen e kostos së jetesës janë përfshirë që nga artikujt e lirë, si një sanduiç apo një biletë kinemaje, artikujt e konsumit të përditshëm, kafeja, qumështi e deri tek kostoja e një apartamenti të thjeshtë dhe një apartamenti luksoz.

 

Anila Jole

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.