Greqi, sondazhet e fshehura tregojnë një “derbi” absolut

Zgjedhjet e nesërme cilësohen si zgjedhjet më dramatike të dekadave të tëra në Greqi.
Sondazhet e fshehura në ditët e fundit regjistrojnë një situatë “thriller” në elektorat, ku dallimet mes DRe dhe SYRIZA janë në kufijtë e gabimit statistikor, ndërkohë që vërehet një përqindje e madhe e njerëzve të të pavendosur. Sipas disa kompanive, të pavendosurit janë mbi 15%.
Ekziston një klimë pasigurise për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, ku shumica e kompanive hulumtuese i japin një përparësi të dobët DRe, ndërsa të tjera besojnë se nëse dinamika sociale shprehet në kutinë e votimit, do t'i japë fitoren SYRIZA-s.
Sipas vlerësimit të sondazheve, është e vështirë që partia e parë të kalojë kufirin prej 30%.
PASOK do të lëvizë në një numër dyshifror, por nën presionin e Demokracisë së re. Afër normës së 6 majit ndodhet Agimi i Artë pavarësisht rënies që provoi në disa periudha.
Shfaqet qëndrueshme dhe e majta Demokratike, në afërsi të normave të mëparshme, ndërsa luhatje janë vërejtur për Pavarur dhe Partisë Komuniste Greke.
Ballkanweb.com
Add new comment