Grabiten menaxherin e një qendre tregtare, pranga dy të dyshuarve.

Postuar në 05 Qershor, 2014 07:24

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona që dyshohet se grabitën menaxherin e një qendre tregtare. Në pranga kanë përfunduar Ermal Shkëmbi dhe Amarildo Hyqmeti, ndërsa policia është vënë në ndjekje të një personi të tretë Qelik Kapaj.
 
Sipas policisë grabitësit u identifikuan nga kamerat e qendrës tregtare, ndërsa gjatë grabitjes ishin pa maska.
 
Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë, ku grabitësit i morën 3 milionë lekë menaxherit të Qendrës “ETC” në qytetin e Fierit e më pas u larguan me një makinë. Pasi u larguan grabitësit dogjën e makinën.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.