Fushata në Greqi, Samaras: Izolim, pa planin e shpëtimit

Krerët e dy partive kryesore në Greqi, Demokracia e Re dhe PASOK çelën fushatat për zgjedhjet e 16 qershorit. Kreu i konservatorëve Antonis Samaras ishte mjaft i ashpër që në fjalimin e parë ndërsa deklaroi prerazi se një votë për koalicionin radikal Syriza do të ishte një votë pro përjashtimit të Greqisë nga eurozona drejt varfërisë.
"Nëse Greqia dënon marrëveshjen e shpëtimit do të mbetet e izoluar ndërkombëtarisht për shumë vite, dhe do të shfrytëzohet më shumë nga çdo drejtim. Nuk do të ketë ushqim, ilaçe, as benzinë, gjatë natës do të jetojmë me ndërpreje të vazdueshme të energjisë ndërsa kohezioni social do të përçahet. PASOK hapi rrugën drejt recesionit pafund. SYRIZA do të na cojë një hap më tej, drejt falimentimit", tha Samaras.
Ndërsa kryetari i Partisë Socialiste Greke, Evangelos Venizelos nisi fushatën e tij me deklaratan se koha e partive që formojnë të vetme qeveritë ka marrë fund. Pasoku i Venizelos u rendit i treti në zgjedhjet e fundit më 6 maj një trend që sipas parashikimeve do ta ruajë edhe gjatë votimeve të 17 qershorit ndërsa është rritur mbështetja për radikalët majtistë të Syrizës që kundërshtojnë Reformat e Qeverisë dhe duan të rinegociojnë marrëveshjen me BE-në. Kreu socialist tha se duhet kërkuar një kompromis.
"Tetëdhjetë e pesë përqind thonë se ata duan të jenë në euro, por 85 për qind të tjerë thonë se nuk mund të durojnë më masa që ndikojnë në të ardhurat e tyre apo në standardin e jetesës. Dhe ti i pyet, çfarë doni? Euro apo dhrahmi? Ata duan euro, por ata duan euro në një mënyrë të veçantë, një mënyrë që nuk mund të realizohet vetvetiu, por duhet të miratohet me partnerët tanë ", tha Venizelos.
Si pjesë e fushatës së tij Venizelos u takua me anëtarët gjermane dhe austriakë të Parlamentit Evropian, të përfaqësuar nga Elke Ferner dhe Hanes Svoboda.
Tre anketime të publikuara të premten nxirrnin në krye me një diferencë 2.2 përqind nga njëra-tjetra partitë Demokracia e Re dhe koalicionin Syriza. Sipas njërës madje të publikuar nga RASS për gazetën "Metro" nxirrte në krye konservatorët. Demokracia e Re renditej në vend të parë 23.6 për qind të votave, ndërsa koalicioni majtist SYRIZA renditej i dyti me 21.4 për qind. PASOKU Socialist, mbetej sërish në vendin e tretë me 13.1 për qind.
Albanian Screen
Add new comment