Francë, kapen me 5.5 kg heroinë në pranga dy vëllezërit shqiptarë.

Dy vëllezër shqiptarë 21 dhe 27 vjeç janë arrestuar në Francë, pasi u është gjetur një sasi heroine prej 5.5 kg heroinë e paketuar për shitje. Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur nga policia e Gjenevës javën e kaluar. Mbrëmjen e 22 majit, inspektorët e policisë vunë re një person të dyshimtë në rrugën “Bois-de-la-Chapelle” në Onex. Ata vendosën ta ndjekin, por sapo ka pikasur forcat e policisë, i riu shqiptar ka nxituar të largohet. Por vetëm disa minuta më pas 21-vjeçari është kapur nga policia dhe në çantë i janë gjetur 365.5 gramë heroinë e paketuar për shitje.
Një ditë më pas, forcat e policisë u rikthyen në vendngjarje për të zbuluar vendbanimin e të riut, por aty pikasën edhe shqiptarin tjetër, të cilit i është gjetur një çantë me drogë. 27-vjeçarit shqiptar iu gjetën 7 pake heroinë me peshë 4180 kg, 1 top hokeji, ku kishte 335 gramë heroinë, dhe disa paketime të vogla të mbushura me heroinë, të paketuara gati për shitje.
Në total heroina e sekuestruar është në masën 5.5 kg, dhe kap vlerën e 400 mijë frangave, sipas deklaratës së policisë.
Add new comment