Forcohen masat e sigurisë ndaj Dajtit, në terren qen antieksploziv.

Postuar në 10 Qershor, 2014 06:45

 Ditën e sotme ka nisur seanca e rradhës ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e 4 oficerëve të policisë. Seanca gjyqësore, është e dyta rradhazi me dyer të mbyllura, ndërsa e 273 në total ndaj tij që nga momenti i arrestimit të tij në 2009.

Vendimi për mbajtjen e kësaj seance me dyer të mbyllura është marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për shkak të sigurisë dhe dinjitetit të gjyqtarëve, ndërsa rreth godinës ndodhen agjentët e GOS si dhe qen antieksploziv të policisë që po kryejnë kontrolle për lëndë plasëse brenda gjykatës.

Kjo sepse në seancant e mëparshme i pandehuri Dajti ka shantazhuar dhe kërkuar largimin nga procesi për kryesuesin e gjykimit Idriz Mulkurti, madje duke bërë publike edhe fotografinë e lidhjes së vajzës së Mulkurtit me kunatin e Djatit.

Po ashtu Dritan Dajti tentoi ditë më parë t’i vinte flakët qelisë së paraburgimit në burgun 313 ku ai mbahet, duke djegur me çakmak batanijen e tij, ndërsa dy ditë pas këtij incidenti ai tentoi të qëllojë një prej gardianëve të burgut. Mësohet se këto veprime ai i ka bërë për të tërhequr vëmendjen pasi siç e ka shprehur edhe vetë kërkon zhvendosjen e tij nga burgu 313.

Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009 ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj në aksionin për arrestimin e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.