Fierza arrin nivelin maksimal. Përmbyt 30 shtëpi të Tërthorës

Banorët e bregut të liqenit të Fierzës në komunën Tërthore të Kuksit tashmë nuk kanë më as rrugë kalimi. Pas përmbytjes të të mbjellave të tyre tashmë niveli i liqenit ka arritur pranë shtëpive duke rrezikuar shembjen e tyre. Arritja e nivelit maksimal të liqenit në kuotën e 296 metrave ka bërë që uji të hyjë në katet e para të 30 shtëpive në fshatin Breglum të komunës Tërthore.
Familjarët udhëtojnë me vështirësi në shtigje malesh për të kryer punët e tyre dhe për tu lidhur me qytetin. Ata kanë kërkuar ndihmë nga pushteti vendor i cili është treguar i pafuqishëm për të ndikuar në gjetjen e një zgjidhje. Ky nivel i ujrave të liqenit është shënuar shumë rrallë ndaj edhe fshatarët kanë kultivuar tokat bujqësore si dhe kanë ndërtuar pranë bregut. Shkrirja e dëborës së rënë gjatë dimrit është një nga arsyet që ka rritur në maksimum prurjet në liqenin e Fierzes.
Albanian Screen
Add new comment