Fier, ndërtimet pa leje në fshatin Darzezë, Driza: S’ka plan rregullues.

Fshati Darzezë është një nga fshatrat turistike në rrethin e Fierit, në varësi të komunës Dermenas. Fshati i ndërtuar mes pishave dhe pranë detit, frekuentohet shumë nga plazhistët. Por ashtu si shumë fshatra të tjera turistike, edhe Darzeza, nuk i ka shpëtuar ndërtimeve pa leje, kjo edhe për shkak të kërkesave të turistëve për të qëndruar gjatë aty.
Nënkryetari i komunës së Dermenasit Bilbil Driza shprehet se fshati Darzezë, nuk ka asnjë plan rregullues, dhe se shumë ndërtime janë bërë nga banorët e fshatit pa marrë leje nga komuna Dermenas.
Ndërkohë banorët thonë se kanë bërë kërkesa në komunë për shtimin e banesave, por nuk janë lejuar.
Megjithatë shumë ndërtime në zonë janë lënë përgjysmë, pasi janë pezulluar punimet.
Add new comment