Fier, intensifikohen aksionet antiduhan

Postuar në 31 Maj, 2014 10:16

Drejtoria e shëndetit dhe higjenës në rrethin e Fierit ka intensifikuar aksionet për evidentimin e lokaleve dhe institucioneve shtetërore që nuk respektojnë ligjin antiduhan.

Ky ligj i hyrë në fuqi prej kohësh nuk po gjen zbatim në terren, kryesisht në bare dhe lokale, por problematike mbetet situata edhe në institucione shtetërore.

Pavarësisht problematikës, drejtoria e shëndetit publik Fier nuk ka ndjenjur duarkryq, teksa janë marrë masa penalizuese karshi subjekteve që nuk respektojnë ligjin.

“Janë kapur edhe shkelje dhe ne kemi qëndruar mjaft korrekt në zbatimin e ligjeve edhe në gjetjen e tavllave të duhanit, qoftë edhe një të vetme brenda në lokal në tavolina ose për mungesën e posterave të duhanit. Tani në këtë vit kemi vendosur 10 gjoba për luftën kundër duhanit, për mosvendosjen e posterave kundër duhanit.”
 
Drejtuesit e shëndetit publik pohojnë se aksionet antiduhan do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.