Euralius: Drejtësia shqiptare në 4 vjet asnjë përmirësim

Postuar në 26 Maj, 2014 15:01

Ish-drejtuesi i misionit të BE për Drejtësinë në Shqipëri, Joaquin Urias ka komentuar çështjen e drejtësisë shqiptare, reformat dhe luftën ndaj korrupsionit në një intervistë për "Zërin e Amerikës". Sipas Urias. “Situata në drejtësinë shqiptare është shumë e keqe. Korrupsioni problemi kryesor”. Më tej Ish-drejtuesi i misionit të BE për Drejtësinë në Shqipëri sqaron se ku duhet ndërhyrë dhe pse reformat bëhen të paplota.

Sipas Urias për realizimin e reformave në drejtësi dhe arritjen e rezultateve pozitive “Duhet më shumë vullnet politik", ndërsa ka theksuar se lidhur me këtë çështje Bashkimi Europian duhet të tregohet më i ashpër.

Eksperti spanjoll Joaquin Urias, i cili për katër vite drejtoi misionin europian të asistencës në sistemin e Drejtësisë në Shqipëri, Euralius 3, thotë se “gjendja e përgjithshme e Drejtësisë në  është shumë e keqe”. Urias ndërkaq flet për problemet e shumta që ka sistemi i drejtësisë duke theksuar se më kryesori mbetet korrupsioni, por gjithashtu dhe ndërhyrjet politike apo lidhjet gjykatës-politikë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.