Elbasan, protestojnë sërish banorët

Postuar në 28 Maj, 2012 12:15

Banorët e Komunës së Bradasheshit në Elbasan sërish janë hedhur në protestë për çeshtjen e vlerësimit të tokës në të cilën kalon autostrada Elbasan-Tiranë. 

Ata kërcenojnë se nëse nuk gjendet një zgjidhje imediate për rivlerësim të çmimit të tokës, atëherë do të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan-Tiranë. Në ditën e dytë protesta është zhvilluar në prezencen e  forcave të rendit për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, pasi dy ditë  më parë situata ka qenë mjaft e tensionuar mes palëve. Në mënyrë unanime banorët kërkojnë ringritjen e komisionit të vlerësimit të tokës dhe futjen në listën e dëmshpërblimeve edhe të pemtarisë.

Nga ana tjetër banorët pretendojnë se toka e tyre është vlerësuar me nje çmim mjaft qesharak, duke thënë se komisioni i vlerësimit, e ka cmuar tokën si të kategorisë së fundit, në një kohë kur ata e kanë paguar për tokë të kategorisë së parë. 

 

 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.