Elbasan, protestë për kompensimin, banorët bllokojnë rrugën

Postuar në 29 Maj, 2012 15:21

 

Në ditën e tretë të protestës, banorët e komunës së Bradasheshit në Elbasan, kanë bllokur makineritë që punojnë për ndërtimin e aksit Elbasan - Tiranë . Ata kundërshtojnë çmimin e shpronësimit të tokës, që do të preket nga kjo rrugë. Protestuesit janë përplasur me forcat e policisë, që kishin mbërritur për të zhbllokuar punimet e firmës kontraktore.

Për t'u dhënë garanci banorëve se çmimi i tokës do të rishihet, ishte i pranishëm edhe kreu i Drejtorisë së Shpronësimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve në Tiranë, Abedin Muça.

Banorët e Komunës së Bradasheshit kundërshtojnë çmimin e vlerësimit të tokës së tyre bujqësore. Komisioni i Vlerësimit ka përcaktuar vlerën nga 400 ? në 1800 lekë për metër katror, çmim që nuk pranohet nga pronarët e tokës. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.