Elbasan, bllokohet tregu i romëve. Policia: Do t'i zhvendosim

Policia Bashkiake e Elbasanit prej tre ditësh ka bllokuar tregun e romëve duke kërkuar transferimin e tyre në një vend tjetër. Mësohet se tregu i ri nuk është më shumë se 200 metra larg tregut aktual.
Mbyllja e tij është kundërshtuar ashpër nga romët, pasi këta të fundit pretendojnë se tregu i ri ka qera shumëfish më të lartë, të cilën nuk mund ta përballojnë. Gjithashtu këta të fundit thonë që janë në rregull me pagimin e të gjitha taksave duke kërkuar që bashkia të rishikojë edhe një herë vendimin e marrë.
Burimet nga bashkia bëjnë të ditur se është përcaktuar një treg i ri, i cili plotëson të gjitha standardet si për blerësit ashtu edhe për tregëtaret . Ndërkaq romët ndihen të diskriminuar për faktin se kërkesat e tyre nuk merren parasysh. E vetmja mënyrë mbijetese për këtë komunitet është tregëtimi i mallrave të përdorura.
Albanian Screen
Add new comment