Divjaka, Braçe: Rrëzimi, inskenim Radhën e ka ish-polici i Berishës.

Postuar në 08 Qershor, 2014 14:20

Pas arrestimeve më të fundit për rrëzimin e avionit në Divjakë dhe dëshmisë së dhënë nga Kleviol Ahmeti, ka reaguar edhe deputeti socialist Erion Braçe. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, deputeti socialist ndërsa thotë se kjo ngjarje është një inskenim për rrëzimin e avionit me drogë, Braçe shprehet se çështja do të vijojë të hetohet deri në fund “pasi radhën e ka ish-shefi i policisë në kohën e Berishës”.

"Ngjarja e Divjakes po behet shume interesante!!  Njeri pas tjetrit po bihen ne pranga!!
 
Por mbi te gjitha; Njeri pas tjetrit po deshmojne se cka ndodhur duke treguar qartesisht inskenimin ne Divjake!!
 
Tani rradhen e ka ish shefi i Policise ne kohen e Sali Berishes. Te hetohet deri ne fund, deri tek i fundit qe u morr me kete!! 

Aaaaa edhe nje gje; Ju kam thene qe oren e pare qe ngjarja eshte e importuar ne Divjake, nuk ka lidhje me Divjaken!!
 
E verteta vonon por ne fund mbetet e vertete!!", shkruan Braçe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.