Dibër, 21 vjeçarja vritet nga i ati ishte 5 muajshe shtatzënë.

Pas autopsisë së bërë trupit të pajetë të 21 vjeçares Fatmira Dushku e cila u vra nga i ati ditën e djeshme, por që u raportua si aksident nga familjarët, ka treguar se ajo ishte 5 muajshe shtatzënë.
Burime për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se 21 vjeçarja kishte një marrëdhënie prej disa kohësh me një djalë çka ka çuar edhe në vrasjen e saj nga i ati Duksan Dushku. Ndërkohë po sipas të njëjtave burime mësohet se po hetohet edhe mbi dyshimet se vrasja është kryer në bashkëpunim nga i ati.
Fatmira Dushku u vra nga i ati ditën e djeshme në fshatin Sllovë të Dibrës. Vetë familjarët e raportuan si aksident vrasjen e saj ndërsa ishin hetimet e policisë të cilat zbuluan krimin e rradhës brenda familjes.
DIBER, BABAI VRET VAJZEN, U RAPORTUA SI AKSIDENTALE NGA FAMILJA
Krimi në familje këtë herë shënon viktimën e radhës në fshatin Sllovë të Dibrës. 21 vjecarja, Fatmira Dushku, është ekzektuar me armë zjarri nga babai i saj, Doksan Dushku.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes Dushku në fshatin e thellë malor të Dibrës një ditë më parë, ndërsa vdekja është raportuar si aksidentale nga familjarët e saj, të cilët kanë pohuar se ajo ka rënë nga kati i dytë.
Policia teksa ka marrë informacion në rrugë operative se vdekja e 21 vjeçares nuk ka ndodhur aksidentalisht është nsiur drejt Sllovës për të hetuar, krimin e fshehur nga familja Dushku.
Rezultatet e grupit hetimor kanë dalë në përfundimin se e reja është qëlluar me arme zjarri të tipit, çifte, ndërsa menjhërë pas kësaj është bërë shoqërimi në polici i familjarëve të viktimës. Mister mbeten ende motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë që coi krimine radhës brënda famijes.
Ndërkohë grupi hetimor, ka marrë trupin e pajetë të 21 vjeçares për ta çuar në morgun e spitalit, ndërsa gjatë rrugës nuk kanë munguar as incidentet, teksa është prishur goma e ambulancës.
Incidentet nuk kanë munguar as në morg ku arkivoli ka qënduar për shumë minuta jashtë morgut pasi punonjësit nuk ndodheshin aty. Trupit të viktimës tashmë pritet ti bëhet ekespertiza mjekoligjore, e cila do të jape më shumë të dhëna për këtë ngjarje
Blutë e Dibrës kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanve të plota të kësaj ngjarjeje, ndërsa banorët e fshatit të tronditur nga ky krim refuzojnë ta komentojnë atë para kamerave.
Add new comment