Dhuna ndaj emigrantëve në Greqi, apel qeverisë për ndërhyrje

Grupe të të drejtave të emigrantëve gjatë një konference për median në Athinë apeluan Qeverinë dhe policinë e vendit të ndërmarrin masat e duhura për të parandaluar sulmet në rritje të bandave fashiste, siç i quajtën ata, mbi emigrantët. Drejtues të komuniteve që jetojnë në Greqi, thanë se në dy-tre javët e fundit ka pasur shumë incidente me natyrë racore. Petros Konstantinu nga Lëvizja kundër racizmit, tha se sulmet e bandave ekstremiste po bëhen gjithnjë e më të ashpra dhe ato drejtohen nga mbështetësit e partisë neonaziste "Agimi i Artë". Kjo parti, arriti të hynte sërish në parlament edhe pas zgjedhjeve të 17 qershorit. Këmbanave të alarmit për këtë situatë u ka rënë edhe Komisioni i Lartë i OKB-së për Refugjatët, për atë që e cilësoi rritje të dhunës raciste në Greqi.
Albanian Screen
Add new comment