Christine Lagarde në Twitter: Po, unë nuk paguaj taksa!

Vazhdon debati publik për deklaratat e drejtoreshës së FMN, Christine Lagarde lidhur me Greqinë. Në faqen e saj personale në Twitter, nisur nga presioni i mijëra komentuesve, Lagarde ka pohuar se ajo vetë nuk paguan taksa.
“Kjo është e drejtë, unë nuk paguaj taksa», shkruan shefja e FMN-së, në llogarinë e saj në Twitter, gjatë debateve me publikun.
"Zonja e Hekurt" e FMN, Christine Lagarde, paga e së cilës arrin në 380 989 euro në vit, gëzon një status të veçantë tatimor si një zyrtar ndërkombëtar, kështu që ajo nuk paguan taksat, privilegj që iu ofrohet përgjithësisht Drejtorëve të Përgjithshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas neneve 34 dhe 38 të Konventës së Vjenës të vitit 1961.
Ky mesazh vjen disa orë pasi Lagarde dha detaje në Tëitter për publikun në lidhje me deklaratat që bëri disa ditë më parë dhe për krahasimin e Greqisë me fëmijët e Afrikës.
Disa anëtarë të Bordit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, megjithatë, duket të mos jenë të kënaqur me shpjegimet e dhëna deri më tani nga Zonja Lagarde, e cila mësohet të jetë shprehur se ka marrë një mësim të mirë nga Greqia.
Ballkanweb.com
Add new comment