Bulqizë, minatori i sëmurë me dializë, punon për të mbijetuar

Minatori 45-vjecar Kujtim Kaja, i sëmurë prej tre vitesh është i detyruar që në orët e para të mëngjesit, tu drejtohet stogjeve të kromit që kanë mbetur pa u zënë në Qafën e Buallit, për të siguruar kështu të ardhura për të mbajtur 7 anëtarë të familjes.
Në kushtet, kur puna që bën i merr pjesën më të madhe të ditës, 45-vjecari i cili ka punuar në thellësitë e tokës, prej 25 vitesh është i detyruar të kryejë dhe dializën. Kujtimi shprehet se është i detyruar pasi shtëpinë e ka larg dhe nuk mund të shkojë atje një herë në 6 orë, për të kryer procesin e dializës.
“Cdo 6 orë kam dializën. Unë jam detyruar ta bëj se pa dalizë më bllokohen të dy veshkat. Dializa është kushti kryesor i imi. Mundohem të marr 5 lekë për fëmijë që ti ti jap bukë”,-shprehet Kujtimi.
Në këto rrethana, si stativ për të mbajtur tubacionet dhe qesen e dializës, 45-vjecari i shërben një degë peme, ndërsa si shtrojë i shërbejnë gurët e thepisur të kromit që dalin nga thellësitë e tokës. I ndodhur në një situatë të tillë, 45-vjecari apelon për ndihmë.
“Unë kërkoj ndihmë nga shteti, biznesmenë, nga shoqata, emigrantë. Unë kam mbetur në mes të katër rrugëve, sikur më sheh. Borxh jam nëpër dyqane, kam 700 mijë lekë borxh dhe nuk jam në gjendje ti paguaj”, bën me dije Kujtimi.
Pensioni që merr minatori Kaja, prej 180 mijë lekësh të vjetra, nuk i mjafton as për shpenzime, për të blerë ilace, duke e detyruar kështu të bëjë gjithcka, pavarësisht kushteve për të mbajtur familjen.
Ballkanweb.com
Add new comment