Berisha: Rama cinik, tallet me qytetarët për legalizimet falas.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar një takim të zgjeruar ndërinstitucional me drejtues e përfaqësues të ministrive dhe agjensive të lidhura drejtpërsëdrejti me procesin e legalizimeve me kryeministrin Rama . Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se ky është një mashtrim.
"Që kur erdhi në pushtet, Rama që gjatë fushatës elektorale premtoi në dhjetëra takime dhe që firmosi publikisht para qytetarëve në Kamëz kontratën e turpit për legalizim falas, ka bërë deri tani 18 dalje publike dhe takime për të mbuluar mashtrimin e tij. Ai në të gjitha këto dalje bërtet paturpësisht për legalizim falas, po që në të vërtetë është me çmime mbi 2 herë më të shtrejta se sa një vit më parë”, shkruan Berisha në Facebook.
Sipas tij qytetarët nuk do ta falin Ramën për mashtrimin e tij për legalizimet falas. “Revolta e tyre do fshijë këtë qeveri!”, shkruan ish-kryeministri Berisha në Facebook.
Add new comment